Rama: Kemi dhjetëfishuar investimet në fushën e mbrojtjes

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes ndërsa vendi shënon 16-vjetorin e hyrjes në NATO.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Rama u shpreh se, “kemi plot arsye për të qenë të inkurajuar për të nesërmen”.
“Është një e vërtetë e dhimbshme që ndërkohë në aspektin e integrimit të ushtrisë sonë në komunitetin euroatlantik, të gjithë bënë përpjekjet e tyre, në aspektin e përkujdesjes dhe të mbështetjes për ushtrinë tonë në të përditshmen e vet, Shqipërisë i ndodhi ҫ’ka nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër për hir të së vërtetës, një rënie në humnerë dhe pastaj një braktisje shumë e gjatë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se, “nëse sot ne kemi një trupë që mbështetet mbi kapacitete të rëndësishme ky është i vetmi aset i trashëguar nga e shkuara që është kapaciteti i drejtuesve të sotëm të Forcave të Armatosura, falë të cilëve dje këto forca i mbijetuan me shumë vështirësi një sfide të paparë si rezultat i shembjes së shtetit dhe pastaj i kthimit të kurrizit nga ana e shtetit ndaj FA”.
“Nga njëra anë është krenari të them se në 10 vite kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, por është dramatike të mendosh se kur morëm detyrën FA mbështeteshin me 28 milionë euro investime. Një shifër që sot është shumë më e vogël se sa shifra që kemi investuar vetëm për emergjencat civile”, tha Rama.
1 nga 14vijon
j.p/