E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te nisim punen per reformat


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se gjendja ekonomike, në të cilën e ka futur qeveria vendin, është tejet e rëndë dhe se taksat, që qytetarët duhet të paguajnë për mallrat jetike, janë të padurueshme.

Rama theksoi se me votën që qytetarët shqiptarë do t'i japin PS-së në zgjedhjet e radhës ata do t'ia heqin vetes TVSH-ne dhe nuk do të detyrohen të paguajnë më tatime për produktet bazike jetësore, sic jane buka, vezet, qumeshti dhe ilacet.

"Me Saliun ka vetëm rritje cmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Me Saliun do të ketë vetem rritje të cmimit të energjisë elektrike, pavarësisht premtimeve për ulje të saj", tha Rama.

'Të hapim tryezën e reformave'

Kryesocialisti në mbedhjen e sotme të grupit, ftoi kryeministrin Sali Berisha që të tregojë gatishmëri për nisjen e tryezës së përbashkët të reformave, per te marre statusin e një shteti kandidat për në Bashkimin Evropian.

"Të përpiqemi që të paktën vitin tjetër të mos e shansin për të marrë statusin e kandidatit, pasi këtë javë sic duken gjasat e humbëm rastin", tha Rama.

Kreu i PS-së kërkoi që Komisioni i Ligjeve të ketë një axhendë me një sërë reformash që duhen kryer muajt në vazhdim, ndërsa theksoi se bashkëpunimi për cështjet e mëdha është i domosdoshëm.

"Ftoj Berishën që të japë përgjigje publike do apo nuk do që të bashkëpunojë për reformën zgjedhore. Berisha ka premtuar prej dy vitesh se do të mbështesë propozimet e opozitës. Ne duam të fillojmë reformën zgjedhore dhe do ta përfundojmë atë deri në muajin mars", theksoi Rama.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
E lënduara largohet në pjesën jugore
Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën
Tiranë, djali vret babanë
Cooper nuk bind Beogradin për bisedime teknike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›