E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Territori në gjendje emergjence kombëtare, ndryshimi me rëndësi si në ‘92

TIRANË- Kryeministri i ardhëm, Edi Rama gjatë çeljes së punimeve të konferencës dy ditore  me titull, "Shqipëria e Gjeneratës së Re", e vuri theksin tek situata alarmante në të cilën ndodhen territori i vendit, ndaj për këtë arsye, sipas tij problemi ka nevojë të trajtohet si një 'emergjencë kombëtare'.

Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.

PS organizon konferencën dy ditore "Shqipëria e Gjeneratës së Re"
Nis sot punimet dy ditore, konferenca me titull, "Shqipëria e Gjeneratës së Re", e organizuar nga Partia Socialiste. Në konferencë do të marrin pjesë 50 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota dhe biseda do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm. 

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, sipas të cilit synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria. 

"Një Konferencë për territorin dhe ekonominë; një hapësirë diskutimi me arkitektë, urbanistë, artistë dhe ekonomistë, financierë, menaxherë, ku do të ballafaqojmë ide, do të marrim opinione, sugjerime. Do të vendosim një kontakt që synon të jetë i vazhdueshëm në funksion të një transformimi rrënjësor të atyre potencialeve të mëdha që Shqipëria i ka si dhuratë, nga Zoti apo nga natyra, por që në gjithë këto vite janë dëmtuar në mënyrë shumë të ndjeshme dhe kërcënuese për të ardhmen", u shpreh dje Rama në përfundim të vizitave të qytetin e Durrësit.
Për dy ditë arkitektët dhe urbanistët e ftuar nga Partia Socialiste u shoqëruan në një tur njohës nëpër Shqipëri. 

Të shoqëruar nga ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, si dhe arkitektë e specialistë të fushës së urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore, mes të cilëve edhe artisti figurativ Anri Sala apo arkitekti Artan Shkreli 50 pjesëmarrësit në këtë konferencë zhvilluan një tur vizitash në disa nga pikat më të rëndësishme me interes arkitekturor dhe historik të kryeqytetit. Ata janë njohur me historikun e këtyre ndërtimeve e bashkë me to edhe të historikun e zhvillimit urbanistik të Tiranës. Ata u ndalën tek Piramida, apo Pallati i Brigadave më pas edhe në disa nga zonat informale, si në Paskuqan, Kamëz dhe zonën e ish-Kënetës në Durrës. 

vijon.....

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Konferenca e PS, Rama publikon mesazh gabim, Basha: Reagim nervoz pas fjalës time

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›