'Aventura e adoleshentëve', nisen me pedalinë për Ital: Bëmë shaka, dolëm vetëm xhiro
DURRËS- Gjenden pas 16 orë kërkimi 3 adoleshentët të cilët që prej pasdites të së dielës rreth orës 16:00 rezultuan të zhdukur në det.
Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cii nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin 'Rinia' në Durrës.
Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi.
Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit në Durrës dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjttë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali.
Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. 'Aventura' e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare.
Drejtori i policisë kufitare, Nuri Locaj në një lidhje telefonike për News24, konfirmoi se adoleshentët janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kërkimet nisëm menjëherë pas alarmit të dhënë, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit për të përfunduar në afërsi të plazhit të sektorit Rinia, në gjirin e Lalzit. Pas kërkimeve gjatë natës ata u pikasën rreth 6 milje në veri të vendit nga ku kishin dalë për shëtitje me barkë pedalo.
I kontaktuar nga News24, pronari i cili i ka dhënë pedalinën të rinjve u shpreh se ua kishte dhënë adoleshentëve për xhiro në det ashtu sic bënte edhe me pushues të tjerë.
17-VJECARI: NUK U NISËM PËR TË SHKUAR NË ITALI, BËMË SHAKA
17-vjecari, Vilson Marku ka mohuar faktin se bashkë me dy shokët e të jetë nisur për në shtetin fqinj, Italinë. Në një prononcim për News24, ai pohon se thjesht kishin dalë me pedalin për të shëtitur dhe nuk kishin qëllime të tjera.
Marku e ka konsideruar aventurë të rrezikshme që nuk do e ndërmarrë përsëri. I riu rrëfen se bashkë me shokët kishin marrë ushqime dhe birra të ftohta dhe ishin nisur për të bërë xhiro me varkë. Era e fortë i ka shtyrë 15 apo 20 km më larg nga zona e Kallmit ku kanë kaluar gjatë gjithë natës.
Ai u shpreh se nuk kishin qëllim që të ikte te Itali, ndërkohë që shoku i tij kishte bërë shaka me të vëllain dhe i kishte thënë se do iknin në Itali, në gjendje të pirë. Të afërmit e familjes kanë falënderuar News24, që trajtoi ngjarjen prej mesnatës së shkuar dhe që mobilizoi struktura t përkatëse.
3 adoleshentët nga Fani i Mirditës dhe banor të Durrës janë tashmë pranë familjes të tyre shëndosh e mirë.
(e.m/BalkanWeb)