E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ti jepet fund tifozllekut partiak

Në një tryezë të organizuar nga Partia Socialiste me shoqërinë civile për dhunën ndaj fëmijëve, kreu i kësaj force politike Edi Rama ngriti sërish shqetësimin e dërgimit të të miturve nëpër mitingje dhe përdorimit të tyre me qëllime fushate.

"Fëmijët duhet të trajtohen si subjekte individuale dhe jo si dele që u rri bariu me shkop. Nuk duhet të ndodhë kurrë më që nxënësit e shkollave të vihen në rresht dhe të cohen nëpër mitingje. Një drejtues shkolle bën krim në rast se merr fëmijët dhe me detyrimin i con nëpër mitingje", tha Rama.

Kreu socialist theksoi se për të nxjerrë vendin nga kjo vorbull corodie, duhet t'i jepet fund tifozllëkut partiak.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›