Rama: Topalli është Marelyn Monroe, Bersiha John Lennon
Kreu i Partisë Socialistë Edi Rama i është kundërpërgjigjur krueparlamentares Jozefina Topalli për akuzat se liderishipi i PS është një celulë antieuropiane. Në statusin e tij në Twitter kreu i opozitës shkruan: “ Nëse Presidenti dhe un jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!”
Ndërkohë tre ditë më parë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryeparlamentarja Topalli deklaroi se lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane.
“Shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve. Është një çmim, që shqiptarët e pafajshëm duhet ta paguajnë për një politikë ose për lidershipin e një partie, që, me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane” tha Topalli gjatë pyetjes për Raport Progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.