E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori Migjenit, Berisha: Monument i letërsisë dhe kulturës shqiptare

Migjeni është një monument i letërsisë dhe kulturës shqiptare. Kryeministri i vendit Sali Berisha, i pranishëm në koncertin migjenian, me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të lindjes së Millosh Gjergj Nikollës e cilëson poetin e madh shqiptar si njërin prej përfasuesve më të shquar të letërsisë shqiptare.
Koncerti migjenian ishte një performim i artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në këtë koncert u jetësuan disa prej poezive më të njohura të Migjenit, poetit të madh i cili i ka recituar dhe shkruar mjerimit. Mjerimi migjenian u soll nëpërmjet trupës së baletit, muzikës si dhe recitimit. Koncerti për 100 vjetorin e lindjes së Milosh Gjergj Nikollës ishte inicim i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve ndërsa të pranishëm në shfaqje ishin një sërë intelektualësh dhe personazhe të njohur të kulturës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›