Rama Transparenca e zgjedhjeve i hap rruge normalitetit ne Kuvend

TIRAN- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka perseritur vendosmerine e forces qe drejton per transparencen e zgjedhjeve duke theksuar se pas kesaj vjen normaliteti i punes ne Kuvend. Deklarata eshte bere gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret ne seline roze.
Kerkesa per transparence dhe hetimi i zgjedhjeve eshte shembull i vullnetit per te zbatuar ligjin dhe i angazhimit te paleve qe ligjet qe aporvojne ti zbatojne. Ajo cka ndodhi ne zgjedhje nuk ndodhi se nuk kishte ligje por se nhzk zbatuan ligjet. Kemi gjithe predispoziten por duke nenvizuar domosdoshmerine qe te gjendet vullneti i perbashket qe ligjet te zbatohen- tha Rama.
Ruci-Metes Jep voten per ngritjen e komisionit hetimor
TIRAN- Replika mes kreut te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci dhe numrit dy te qeverise Ilir Meta. Gjate seances se sotme plenare Meta duke shprehur keqardhjen per mosvotimin e ligjit per Gjykaten Administrative ka perseritur apelin per PS-se per bashkepunim.
Sipas Metes deri tani eshte bere gjithcka qe ka akerkuar opozita. Ai ka kujtuar rastin e Dushkut ne 2005 dhe ka garantuar se edhe ne kete rast eshte gati per rinumerim nese gjykata vendos per hapjen e kutive. Jam gati te jap firmen time dhe deputeteve per dergimin e kerkeses ne Kushtetuese- tha Meta.
Pas kesaj i menjehershem ka qene reagimi i Gramoz Rucit i cili e akuzoi Meten si jokoherent. Ne vitin 2005 une te dhashe voten per ngritjen e komisioni hetimor kete bej edhe ti kete radhe nese pretendon se je koherent dhe te intereson transparenca- tha Ruci duke kerkuar prej tij voten per ngritjen e komisionit.
TIRAN - Komisioni Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nuk perfshihet ne kalendarin e ri trejavor te Kuvendit. Gjate mbledhjes kryetari i grupit Socialist Gramoz Ruci ka kerkuar shpjegime per menyren e votimit per Dekretin e Presidentit Topi por pa mundur qe te marre nje pergjigje prej kundershtarit politik.
Vetem disa dite me pare PS eshte deklaruar sot e gatshme te nise hetimi parlamentar me shqyrtimin e materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet do ti drejtohet Komisionit te Venecias.
Deklaraten e ka bere kreu i grupit Parlamentar Gramoz Ruci gjate nje komunikimi me gazetaret.
Kjo eshte oferta e opozites e hedhur ne tavolinen e mazhorances per te zgjidhur krizen. Ne kemi bere oferten tone. Kohe per te humbur nuk ka- ka thene ai.
Nderkohe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pitella ka reaguar pas letres se derguar nga grupi Parlamentar i Partise Socialiste ku shprehej shqetesimi per deklaraten e kryetarit te KQZ-se Arben Ristani per djegie te kutive te votimit.
Ne reagimin e tij Pitella shkruan se nje veprim i tille do te ishte nje nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim