E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere

08/10/2010Kryeministri kerkon voten e opozites per Gjykaten Administrative

Kryeministri Sali Berisha i ka kerkuar kundershtarit te tij politik kreut te Partise Socialiste Edi Rama te votoje projektligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Edhe pse Shtetet e Bashkuara te Amerikes permes nje deklarate te dy diteve me pare lane te kuptohet se ndihma per Gjykaten Administrative do te nderpritet duket se mund te gjendet nje hapesire per te rikthyer situaten ne te mire te ketij organi te rendesishem te sistemit te drejtesise shqiptare. Pikerisht rifutja ne rend te dites te punimeve te Kuvendit do te ishte momenti i ktheses. Por per te votuar nismen ligjore jane te domosdoshme edhe votat e grupit parlamentar te opozites. Keshtu kreu i qeverise i ka bere thirrje kryesocialistit Rama te mbeshtese ligjin. Ftoj edhe njehere zotin Rama te votojme ligjin per Gjykaten Administrative sepse menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere e per te shprehur edhe nje pendim per ate qendrim eshte te votojme kete ligj ka deklaruar Kryeministri Berisha. Ai theksoi se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje te gjitha amendamentet qe opozita i gjykon te domosdoshme per paanesine pavaresine dhe funksionalitetit e Gjykates. Sipas shefit te ekzekutivit ligji per Gjykaten Administrative eshte ne interes te barabarte per te gjitha forcat politike dhe per te gjithe biznesin shqiptar. Mendoj se cdo njeri duhet te shqyrtoje veprimtarine e tij dhe duhet te gjeje forca per te korrigjuar qendrimet e tij te gabuara dhe ka mundesi te plote qe ky qendrim te korrigjohet edhe per te mbledhur Parlamentin para kohe tha ai. Berisha theksoi se me miratimin e ligjit si dhe me vleresimin e metejshem per statusin kompakt te Shqiperise nenkuptohen qindra milione dollare shtese ne rast se do te fitohej per infrastrukturen shkollat spitalet investime nga qeveria amerikane ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›