E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Transparencë mbi gropën e buxhetit dhe ekspertizë ndërkombëtare

ramaKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, është shprehur se për të rilindur ekonominë shqiptare, së pari duhet të mësohet se sa e thellë është gropa e krijuar në buxhetin e shtetit e shkaktuar nga qeveria në largim. Për këtë arsye, sipas tij, është kërkuar edhe ndihma për ekspertizë nga një palë e tretë.

Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është ti drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit të sektorit publik, shkruan Rama në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›