Rama: Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Durrës

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Durrësi është një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Durrësit, i mbushur me turistë vendas dhe të huaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se në Durrës gjen të gërshetuara të gjitha alternativat e turizmit, nga plazhet e mrekullueshme, te trashëgimia e vyer kulturore, agroturizmi e deri të sportet e aventurës në terrenet kodrinore plot gjelbërim.
“Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Durrës, qytetin 3000-vjeçar, ku i gjen të gërshetuara të gjitha alternativat e turizmit nga plazhet e mrekullueshme, te trashëgimia e vyer kulturore, agroturizmi e deri të sportet e aventurës në terrenet kodrinore plot gjelbërim”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
/r.e/