Rama: Turqia partner strategjik, bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë
TIRANE- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Stamboll ku u takua me Kryeministrin turk Erdogan. Tema kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi reciprok mes dy vendeve, sidomos në fushën e shëndetësisë, energjisë, turizmit dhe infrastrukturës.
Bashkëpunimi në NATO ishte një tjetër temë e rëndësishme e bisedës mes dy Kryeministrave që marrëdhënien mes dy vendeve e konsideruan strategjike.
Në një prononcim të bërë menjëherë pas takimit, Rama u shpreh se Turqia mbet një partner strategjik i Shqipërisë me të cilën qeveria e tij do nisë një bashkëpunim intensiv të panjohur më parë.
“Takimi me kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë. E për këtë arsye ne ngritëm paraprakisht një grup pune, ndërsa sot erdhëm me disa nga ministrat që ishin dhe pjesëtarë të grupit të punës për të çuar përpara idetë dhe për të hedhur draftin më elementar të një projekti të përbashkët bashkëpunimi dhe zhvillimi. Ne e konsiderojmë Turqinë një partner strategjik dhe ne kemi vlerësuar se ky partneritet ka një potencial të jashtëzakonshëm e të pashfrytëzuar dhe jemi të bindur se në katër vitet e ardhshme do bëjmë të mundura gjëra të cilat fatkeqësisht në të shkuarën nuk janë bërë dot të mundura”, shprehet ai.
Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej nga anëtarët e kabinetit të ardhshëm Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Takimi im 2 orë e 30 minuta me Erdogan dhe ministra Rama intervista në ‘CNN turk’: Do ta shpëtojmë vendin nga korrupsioni FOTO: Turqi, takimi i Edi Ramës me Erdogan dhe ministrat