Zhduket 20-vjeçarja prej 5-ditësh, mund të ketë kaluar kufirin në Itali
Tiranë- Një 20-vjeçare rezulton e zhdukur prej pesë ditësh në Tiranë, ndërsa dyshimet janë se vajza mund të jetë trafikuar jashtë vendit.
Siç mësohet ga burimet e policisë, që prej datës 31 korrik, prindërit e saj nga Puka dhe banues në Paskuqan të kryeqytetit, kanë humbur kontaktet me të bijën.
Ata ende dhe sot nuk dinë asgjë dhe nuk kanë marrë asnjë lajm për vendndodhjen e vajzës së tyre me iniciale I.H.
Dy ditë më parë familjarët kanë denoncuar rastin në zyrën e Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës.
Mësohet se verifikimet e deritanishme të çojnë në mundësinë që vajza ka kaluar kufirin disa ditë më parë për në Itali.