E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Turqia, partneri ynë strategjik

Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar mbi 20 fotografi të takimit të tij me kryeministrin turk Erdogan në profilin e tij në Fb. në fotografi ai shfaqet i shoqëruar nga deputetët Ilir Beqja, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati.

Ai i ka vendosur fotot nën shënimin “Turqia, partneri ynë strategjik. Në rezidencën kryeministrore në Stamboll me mikun Erdogan e ministra të dy palëve për të vendosur piketat e një bashkëpunimi intensiv dhe konkret mes dy qeverive e vendeve tona. Shumë shpresëdhënese!”

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit të tij Kurban në gjuhën turke, për tu takuar më pas me kryeministrin turk Taip Erdogan dhe personalitete të tjera turke. Rama, i shoqëruar edhe nga disa prej ministrave të rinj të emëruar prej tij, ka kërkuar të krijojë terrenin e përshtatshëm për një bashkëpunim ekonomik në të ardhmen e afërt./A.XH

1

2

3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›