Lakrori: Do vlerësoj procesin në kohën e duhur
Maqo Lakrori kandidat për kreun e Partisë Socialste ka votuar rreth orës 10:00 të mëngjesit në njësine bashkiake numër 9. Ai është treguar tepër i qetë edhe në deklaratën e dhënë pas votimit të tij, ku është shprehur se dëshiron që procesi të vazhdojë normalisht dhe në kohën e duhur do të bëjë edhe vlerësimin.
Maqo Lakrori shpalli kandidaturën për kreun e Partisë Socialiste në Kongresin e Partisë Socialste ku dha dorëheqjen edhe kandidati tjetër, Arben Malaj.
Në platformën e tij Maqo Lakrori si kandidat për kreun e PS-së është shprehur se nevojitet një bashkim i së majtës në Partinë Socialiste dhe se kjo forcë politike duhet të ndahet nga kulti i individit. Sipas Lakrorit në objektivat e PS-së duhet të jetë bashkimi i të gjitha formacioneve të majta dhe bashkëpunimi me çdo koalicion tjetër progresist.