E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Varferia kercenon arsimimin e femijeve

Zonat e veriut te vendit vazhdojne te jene me te prekurat nga varferia, gjendja e rende e konomike e pjeses derrmuese te popullise qe jeton ne keto zona, ka bere qe femijet ta kene te veshtire dhe ne shume raste te pamundur te ndjeke procesin mesimor.

Per pasoje shume femije kercenohen nga analfabetizimi. Kete gjendje e denoncoi edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ishte ne Lezhe.

"Krahas analfabetizmit qendron varferia qe i mban perkrahu femijet dhe nuk i le te shkojne ne shkolle sepse prinderit nuk arrijne t'u sigurojne libra dhe fletore. Askush nuk ka bere asgje per keta femije, vec premtimeve dhe genjeshtrave", u shpreh Rama.

Megjithe kete gjendje, Rama tha se ka rrugedalje per te mos i lejuar femijet t'u bashkohen ushtrise se analfabeteve.

"Ne jemi te vendosur te mos lejojme qe analfabetizmi dhe varferia te behen nje mur i pakapercyeshem mes femijeve tane dhe te ardhmes se tyre", u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur se ne programin e ri qeverises te Partise Socialiste arsimimi do te jete nje prioritet i rendesishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›