Moto GP, Stoner ne Pole Position

Australiani Kejsi Stoner me Dukati ka fituar pole position e Cmimit të Madh të Australisë për klasin Moto GP. Ky është poli i tij i tetë për këtë sezon që e ka arritur vetëm në sekondat e fundit të provave zyrtare.
Ish-kampioni i botës ka vendosur me kohën 1 minutë 28 sekonda dhe 665 të mijetat një rekord tjetër në pistën e shtëpisë së tij. Në vendin e dytë të këtyre provave është renditur spanjolli i Jamahas Horge Lorenco, ndërsa i treti amerikani i Hondës zyrtare Niki Heiden.
Tre pilotët e parë që plotësojnë dhe linjën e nisjes ndahen me vetëm 91 të mijtat nga njëri-tjetri. Ndërkohë kampioni i ri i botës, Valentino Rosi është renditur i 12-ti por ai ka qenë protagonist i një rrëzimi në këto prova zyrtare që ishte i pari për të për këtë sezon.
Ai provoi të rikthehej sërish në pistë por e pati të pamundur të përmirësonte kohën e tij.