Rama: Vendi drejt kolapsit

Rezoluta qe mori mbeshtetjen unanime te Asamblese i apelon qeverise marrjen e nje sere masash urgjente.
Sipas saj, viti 2009 po mbyllet me nje frenim te pergjithshem te ekonomise dhe nje rritje negative ekonomike, por thellimi i krizes per ekspertet e PS do te ndodhe ne fillim te vitit 2010.
Gjate fjales se tij kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama renditi nje sere arsyesh te cilat sipas tij po cojne drejt nje kolapsi total ekonomik dhe financiar vendin, kostot e te cilit sipas Rames do t’i paguajne te gjithe qytetaret.
“Kriza shqiptare eshte kriza e nje kapitalizmi pa demokraci, pa institucione, pa konkurrence te ndershme. Kemi nje klientelizem farefisnor qe shfrytezon egersisht te gjitha burimet e fitimit, duke drobitur ekonomine e vendit dhe duke fuqizuar nje pushtet qe kerkon vetem parane”, ka pohuar Rama.
Zoti Rama, duke bere te ditur edhe ngritjen e keshillit kombetar te Partise Socialiste, e perbere nga eksperte te kesaj partie dhe te shqoerise civile, tha se forca qe ai drejton ka nje model te qarte per zhvillimin e vendit duke u mbeshtetur tek arsimi, teknologjia dhe progresi social, ne mbeshtetje te nje industrie bujqesore dhe sherbimeve ne transformim, qe do te sigurojne rritjen e qendrueshme te ekonomise dhe te ardhurat per fryme.
“Por, ky model nuk mund te jete modeli i Berishes dhe i pushtetit te familjes, qe e ka futur kryeministrin ne konflikt interesi me qeverine e vendit”, ka theksuar Rama.
Zoti Rama tha se Partia Socialiste eshte ne krah te shqiptareve te prekur sot apo neser nga kriza, duke protestuar perdite e me me force per hapjen e kutive te 28 qershorit, ose per largimin e kryeministrit Berisha.
“Kjo krize nuk na ndahet pa i dhene frymemarrje shtetit te se drejtes. Nuk mund te largohet pa larguar Berishen nga pushteti”, ka shtuar Rama.
Ne mbledhjen e Asamblese ishin te pranishem edhe Ben Blushi e Arben Malaj, dy nga deputetet qe paten kritikuar me pare linjen zyrtare te kryetarit Rama.