E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode- opozitës:Të diskutojmë për problemet ekonomike

Ministri i financave Ridvan Bode i bëri thirrje opozitës që të kthehet në Parlament për të diskutuar për problemet ekonomike dhe jo të bëjë debate rrugësh.
"Ekonomia jonë është mjaft stabël dhe këtë e tregojnë të gjitha organizatat ndërkombëtare. Edhe pse borxhi publik është rritur me 1.5 përqind u shpreh Bode kjo ka ardhur vetëm si rezultat i kursit të këmbimit.
Përsa i përket çmimit të energjisë Bode u shpreh se se është miratuar një fond prej 2.2 miliard lekësh i cili do të shërbejë për kompesimin e shtresave në nevojë.
Vetëm para pak kohësh u miratuan rritje e një kategorie rrogash përfshirë dhe pensionet dhe për shpërblimet u vendos një shumë 25 mijë lekë për pesionistët dhe 100 për administratën por kjo nuk do të thotë se ekonomia jonë është në vështirësi deklaroi Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›