Rama Vendi ka nevoje per nje qeveri te re

Kemi folur per kercenim te procesit te integrimit per shkak te mungeses se nje demokracie funksionale qe mund te ndikonte edhe ne liberalizimin e vizave. Kemi bere perpjekjet e mundshme per te bere presionim politik ne te gjitha adresat e Komisionit Europian per kete ceshtje. Jam shume i lumtur qe kjo gje u realizua theksoi Rama.
Kreu socialist komentoi edhe akuzat ne drejtim te deputeteve dhe ministrave te qeverise duke theksuar se kjo perpjekje synon te vendose ne syte e publikut gjithcka ka ndodhur me qeverisjen. Asnjehere nuk kemi shkuar pertej provave dhe fakteve. Ne kete proces transparence ne duam ti sherbejme domosdoshmerise per te pasur nje qeverisje me te pergjegjshme. Transparenca eshte e domosdoshme si cdo liri dhe e drejte. Sa me shume koha kalon me liri dhe te drejta te cunguara aq me shume eshte koha per te luftuar per keto te drejta vijoi kryesocialisti.
Ne vijim ai tregoi edhe nje here bindjen se votat e 28 qershorit duhet te behen transparente per te vendosur nje themel te ri ne procesin zgjedhor. Shqiperise i duhet nje kapitull i ri me nje qeveri te re dhe me nje model te ri qeverises. Kur ligjet jane gjithmone e me shume letra qe nuk gjejne zbatim ne po perpiqemi te gjejme shembuj qe jane ne zbatim te ligjit dhe kerkesa per transparence eshte nje shenje e vullnetit per te zbatuar ligjin. Ajo qe ndodhi ne zgjedhje ndodhi per shkak te moszbatimit te ligjit tha gjithashtu Rama.