E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vendimet e KRRTRSH, të turpshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka akuzur kreyministrin Berisha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit ka dhënë leje për ndërtime pa asnjë llo studimi, duke marrë vendime korruptive. "Vendimet e djeshme të KRRTRSH-së ishin të turpshme. Dje Berisha vendosi të ndërtojë vetëm në Vorë aq ndërtime sa çereku i gjithë Tiranës në mungesë të çdo lloj studimi, duke I marrë kësaj zonë 75 hektarë gjelbërim", tha Rama. Kreu i PS-së tha se plani rregulluesi I Tiranës po mbahet peng nga Berisha. "Berisha mban në sitrar planin e ri rregullues të Tiranës, jo vetëm që nuk di asgjë zhvillim urban, por dhe akzuon në tym Bashkinë e Tiranës", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›