Shqipëria në BE, Frattini: Kërkesa miratohet në verë

Bashkimi Europian do miratojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat Brenda kësaj vere. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini."Sigurojmë Shqipërinë se maksimumi brenda kësaj vere do të aprovohet kërkesa për statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian", u shpreh Frattini. Sipas tij, kërkesa e Shqipërisë nuk mund të presë më. "Kërkesa e hershme e Shqipërisë nuk duhet të mbetet mbyllur në sirtarët e ndonjë burokrati në Bruksel. Vendet e Ballkanit perëndimor nuk mund të përjashtohen nga procesi i madh i Bashkimit Evropian", deklaroi ministri i Jashtëm italian.
Frattini ka kërkuar gjithashtu edhe një samit për integrimin e vendeve të Ballkanit për Bashkimin Europian. "Të mbahet një samit më krerët e shteteve të Balkanit Perëndimor për të vendosur për hyrjen në BE", kërkoi ai.