Rama Vendimi per Meten tallje cinike me njerezit

Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se vendimi i Gjykatës së Lartë
për cështjen "Meta" ishte një tallje cinike me njerëzit e thjeshtë,
ndërsa u shpreh se shqiptarët u bënë dëshmitarë të një momenti dramatik.
Duke folur nga qyteti i Lushnjës, ku ndodhej për një takim me anëtarë dhe simpatizantë të forcës politike që drejton, Rama theksoi se vendimi per ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta është një hap drejt vendosjes se regjimit te padrejtesise.
Në fjalën e tij Rama theksoi se ka vetëm një rruge per te permbysur kete gjendje skandaloze në të cilën jeton vend dhe kjo është alternativa europiane.
Gjykata: Ilir Meta, i pafajshëm!
Gjyqi i MetësPrifti rishfaqet të mërkurën në media Vendimi, reagon Brukseli Meta falenderoi Gjykatën
Me një vendim që përmbante vetëm tre paragrafë të shkurtër, Gjykata e Lartë i dha pafajësinë Ilir Metës, duke zbuluar ndoshta atë cka pritej, por lënë pa zbardhur vetëm argumentimin e tij.
Në seancën e 21-të të procesit gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, Kolegji Penal shpalli pafajësinë për të me 4 vota pro dhe një votë paralele. Edhe pse vendimi ishte caktuar të deklarohej në orën 13, Kolegji Penal hyri në sallë dy orë e gjysmë me vonesë.
Relatori i cështjes, Ardian Dvorani deklaroi se Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, shpallet i pafajshëm për akuzën që i adresohet, atë të korrupsionit aktiv, si të paprovuar. Sipas kërkesës së avokatëve, madje me të njëjtën fjali.
Vendimi, reagon Brukseli
Komision Europian nuk ka autoritetin të komentojë për vendimet e veçanta të gjykatave në Shqipëri, por çështja “Meta-Prifti”, e ndjekur nga afër nga vetë shërbimet e Komisionit dhe ambasadave të ndryshme të huaja në vend, pritet të vlerësohet, në kuadrin e gjyqësorit, gjatë publikimit të raport progresit të radhës.
“Komisioni Europian po mban shënim mbi këtë verdikt, por ne nuk mund të komentojmë mbi raste të posacme”, ka deklaruar Peter Stano, zëdhënës i komisionerit Stefan Fule.
Prifti rishfaqet të mërkurën në media
Reagimet pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës së Lartë për procesin gjyqësor ndaj kreut të LSI-së, në ditët e ardhme priten të jenë të shumta.
Sipas të gjitha gjasave, në këto reagime interes të veçantë paraqet deklarimi i dëshmitarit kryesor të çështjes, deputeti Prifti, ish-ministri që e denoncoi publikisht dhe në Prokurori ish-zëvendëskryeministrin Meta për korrupsion.
Burime mediatike bëjnë të ditur për “Shqip” se, ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti pritet të dalë te merkuren në media për t’u prononcuar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës supreme.