E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Veriun po e përmbyt keqqeverisja

Kreu i PS-së, Edi Rama ka fajësuar qeverinë si përgjegjëse të përmbytjeve të zonave në veri të vendit. "Veriun e vendit po e përmbyt keqqeverisja. Njerëzit janë lënë jashtë në dorë të Zotit", u shpreh ai.
Kryesocialisti theksoi se në këto momente të vështira është opozita që po i shërben familjeve të përmbytura. "Ne bëjmë politikë me ndjenjën e qytetarisë. Pavarësisht bindjeve ne jemi në popull i vetëm", theksoi ai.
Sipas Ramës, situata e krijuar në veri është një arsye që kjo qeveri të largohet. "Berisha së bashku me Priftin e korrupsionit duhet të largohet", pohoi kreu i PS.
Ai i ka bërë apel kryeministrit Berisha të mos thotë më gënjeshtra për opozitën. "I bëj apel Berishës të mos thotë më broçkulla për opozitën", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›