Moti i keq në Durrës, një anije rrezikohet të mbytet

Një anije e transportit detar e cila qëndronte e akoruar në radë, ka dalë në breg si pasojë e stuhisë detare, që ka përfshirë portin e Durrësit që prej 24 orësh.
Anija me flamur shqiptar "Renvi 4" është rrezikuar seriozisht, pasi njëra prej cimave është këputur, ndërsa stuhia e fortë e ka nxjerrë atë vetem 10 metra larg bregut në sektorin Apollonia, duke rrezikuar seriozisht për t'u mbytur.
Menjëherë janë dërguar rimorkiatorët, si dhe ekspertë me përvojë të pilotazhit, të cilët kanë luftuar disa orë për të drejtuar anijen, drejt hyrjes së Portit, por gjithçka ka qenë e pamundur pasi era e fortë si dhe forca e detit që shkonte deri në 7 ballë nuk ka lejuar ankorimin e saj.
Puna për shpëtimin e anijes është ndërprerë nga ana e kapitenerisë si dhe ekspertëve deri në përmirësimin e kushteve atmosfrerike.