E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave nga TVSH e naftës

TIRANË, 18 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm pensionistët do të përfitojnë nga shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantit.

Në një takim me furnizuesit e naftës në vend, Rama bëri të ditur se shoqata të ndryshme kanë paraqitur kërkesën që gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH mbi çmimin e rritur të karburantet të rikthehet drejtpërdrejt për qytetarët dhe bizneset në çmim fundor.

Kryeministri rikujtoi se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jetë mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë edhe nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre dhe kjo kategori janë pensionistët.

“Askush tjetër nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit asnjë gjë më shumë se sa i takon, sepse nga njëra anë në sektorin publik pagat janë rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe do të vazhdojnë të rriten dhe po ashtu edhe në sektorin privat”, shtoi Rama./j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›