Rama: Vijojmë çmontimin e strukturave pa leje për të liruar hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook, pamje të reja nga ndërhyrjet e institucioneve përgjegjëse për çmontimin e strukturave të vendosura në kundërshtim me ligjin nga subjekte private.
Në postimin e tij, Rama thekson se operacioni synon lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri.
/rtsh.al/