E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Vizat i perkasin se shkuares

Kryetari i opozites Edi Rama ka pershendetur nga selia e Partise Socialite vendimin perfundimtar te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Perpos gezimit kjo dite tha Rama eshte gjithashtu nje dite perkujtimi per sakrificat e atyre shqiptareve qe vuajten pasojat e rregjimit por edhe te pas periudhes komuniste per shkak te izolimit duke i bere apel potikes te lene propaganden se kujt i takon kjo merite.

Politika te beje nje hap prapa sot dhe qe le tja leme qytetareve dhe qytetareve te ketij vendi mundesine qe ta shijojne kete dite pa trazuar nga tam tamet e propagandes dhe nga shprehjet e papershtatshme dhe pavend dhe te rrahjes se gjoksit se e kujt eshte merita per kete. Ky eshte nje projekt europian dhe ky eshte projekti i shqiptareve dhe shqiptareve si europian dhe europiane tha Rama.

Por megjithe kete apel kryesocialisti vuri ne dukje kontributin e forces se tij politike. Une jam sot krenar per ate cka ka bere PSSH ne raport me perpjekjen per tja arritur kesaj dite tha Rama.

Kreu i opozites drejtoi edhe nje tjeter apel ate per Kosoven qe edhe ky shtet i vetem ne rajon te perfshihet sa me shpejt ne projektin europian te levizjes se lire te qytetareve. lsquoSot eshte dita per te perseritur nje apel dhe per ta bere kete nje apel te perbashket per Europen qe sa me shpejt ta shembe murin e vizave edhe me te tjeret me pjesen tjeter te kombit tone qe jeton ne nje shtet tjeter ne shtetin me te ri te Europes ne Kosove tha Rama.

Kryetari i selise roze tha se megjithate sfidat e shqiptareve drejt Bashkimit Europian mbeten te medha. Vizat jane tani me nje kujtim i se shkuares dhe e ardhmja rezervon sigurisht sfida te reja per Shqiperine dhe shqiptaret po kurre me nje tragjedi nje drame apo qofte dhe nje zhgenjim te vogel njerezor per shkak te mungeses se nje vize tha Rama.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›