E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Agjenci e re per investimet e huaja

Investimet e huaja jane jetike per ekonomine shqiptare. Kete theksoi kryeministri Berisha ne dy takime qe pati paraditen e te martes me investitore te huaj. Interesin e qeverise per ta bere vendin atraktiv per kapitalet e huaja kryeministri e ilustroi me ndryshimet institucionale qe pritet te ndodhin duke ju referuar krijimit te nje agjensie te re per investimet te quajtur AIDA.

Qeveria se shpejti instalon institucionin e ri te investimeve te huaja ne Shqiperi AIDA-n e cila ne fakt do te funksionoje pothuaj me parimin e lsquoone stop shop. Kjo Agjenci qe konstituohet gjate ketyre 10 diteve kryesohet nga kryetari i Keshillit te Ministrave dhe perbehet nga disa ministra dhe perfaqesues te biznesit privat tha kryeministri Sali Berisha.

Ne takimin e dyte Berisha ju ka referuar nje rasti konkret investimi te huaj sic eshte kompania e nxjerrjes se naftes Bankers. Bankers pervecse nje projekt dhe nje vizion eshte shembulli me i mire i klimes plotesisht te pershtatshme qe ekziston per te bere biznes ne Shqiperi. Ju keni burime financiare ndersa ky vend vec burimeve te pasura ofron per ju sistem rregullativ e fiskal probiznes tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se pas anetaresimit ne NATO heqja e vizave eshte nje pasaporte e dyte sigurie te cilen edhe investitoret e huaj duhet ta shfrytezojne si mundesi biznesi.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›