E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe e të apasionuarve pas rafting dhe sporteve ujore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë për rafting dhe sportet ujore.

Gjithashtu Rama e vlerëson si një zonë dhe një pikë të rëndësishme për turizmin e aventurës.

“Me adrenalinën në Vjosë, mbretëreshën e lumenjve të egër dhe të të apasionuarve pas përvojave në rafting dhe sporte ujore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Lumi Vjosa është një dëshmi e bukurisë së jashtëzakonshme dhe biodiversitetit që mund të ruhet kur natyra mbetet e paprekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›