Rama: Voto 5 për ta bërë Shqipërinë bashkëpronare të Shtëpisë së Europës

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri sërish sot thirrje publike për mbështetje të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Votoni 5. Investoje votën tënde më 11 maj për ta bërë Shqipërinë bashkëpronare të Shtëpisë së Europës”.
Shenja e dorës së hapur është edhe simbol i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 11 maji 2025. Ajo prezanton numrin 5 që Partia Socialiste ka në fletën e votimit.
/k.s/ /a.f/