BOSNJË-HERCEGOVINË – Gjykata kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin pro-rus Dodik

SARAJEVË, 27 mars /ATSH/- Një gjykatë boshnjake tha sot se po kërkonte një urdhërarresti ndërkombëtar për udhëheqësin serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili po përballet me veprime ligjore për politikat e tij separatiste, sipas AP.
Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës tha në një deklaratë se kishte lëshoi dje kërkesën dhe se vendimi tani ishte në duart e Interpolit.
Dodik pro-rus, i cili drejton gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës – të drejtuar nga serbët – ka bërë thirrje vazhdimisht për ndarjen e territorit nga pjesa tjetër e Bosnjë-Hercegovinës – duke nxitur frikën e destabilitetit.
Ai është përballur me sanksione të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për separatizmin e tij, por ka pasur mbështetjen e Moskës.
Duke sfiduar gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës, Dodik ka refuzuar të paraqitet për t’u marrë në pyetje me dyshimin se ai ka shkelur kushtetutën e vendit.
Ai udhëtoi këtë javë në Serbinë fqinje, ku mori pjesë në një takim me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, përpara se të shkonte në Izrael.
Vuçiç tha se Serbia nuk do ta arrestonte Dodik duke kritikuar procedurat ligjore kundër tij.
Deklarata e gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës tha gjithashtu se po kërkonte arrestimin e kryetarit të parlamentit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Stevandiç, i cili gjithashtu vizitoi Serbinë.
Frika është rritur nga përleshjet mes policisë besnike të Dodik dhe forcave të policisë boshnjake, duke nxitur tensione që e kanë shtyrë Bosnjë-Hercegovinën në krizën më të madhe – që nga lufta etnike 1992-1995, ku u vranë më shumë se 100 000 njerëz.
Konflikti në Bosnjë-Hercegovinë përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila krijoi dy administrata të lidhura nga institucionet qendrore.
Serbët e Bosnjë-Hercegovinës morën armët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990 për të krijuar një shtet me synimin për t’u bashkuar me Serbinë fqinje.
Bosnjë-Hercegovina ka kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por progresi ka qenë i ngadaltë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme etnike dhe politike.//a.i/