Rama: Votoni 5, se mbeti Latifi në penxhere për të marrë lekët e “Bufit”

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PS, e cila në fletën e votimit renditet me numrin 5.
Rama nëpërmjet një fotoje ka ironizuar opozitën dhe drejtuesin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita.
“VOTO 5 se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithatolekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj”, shkruan Rama.
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike, Andi Mustafaj nëpërmjet një deklarate sot nga selia blu ka përcjellë mesazhin e strategut të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
Sipas mesazhit të përcjellë nga Mustafaj, LaCivita deklaron se montazhet janë “fake” dhe synojnë të shmangin debatin mbi problemet që kanë shqiptarët.
/a.f/r.e/