E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Votoni PS të shpëtoni gjyshet nga gjyshi me antiplumb

DELVINE-Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë ironi lidhur me kundërshtarin politik, Sali Berisha sot gjatë një fjalimi në Delvinë.
“Një gjyshe po thoshte pak më parë kur erdha këtu. Aman mos e zgjat me programin, një pikë tha të ketë programi i PS, na e hiq Saliun nga tv. Tërboi ky me gjyshër e kalamaj. Nuk ka gjyshja faj, prandaj ju votuesit e rinj votoni që të shpëtoni dhe gjyshet tuaja nga ai gjyshi me antiplumb”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›