E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Unë gjysh? Shoku vuan nga fiksimi. Gjika rrit taksat për partinë

berisha-pogradecPogradec- Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Pogradecit ka premtuar se do të heqë referencë për të gjitha mallrat që hyjnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sdo ketë asnjë referencë për të gjithë mallrat që do importohen nga Bashkimi Evropain. I kemi gjetur 36%, i kemi zbritur në 4 %. Referenca ka qëllim mbrojtjen tuaj e jo arkën tonë,- tha ai.

Mes batutave të një biznesmieni, i cili i bëri një kompliment kryeministriti Berisha, ky i fundit përfitoi për ti dhënë një përgjigjë kundërshtarit të tij politik, mbi shprehjen gjyshi me antipumb që Rama përdor për Berishën.

Biznesmeni: Kot e ka pala tjetër kundërshtare kur ju thotë gjysh, ju jeni më i ri se sa keni qenë ndonjhëherë.

Berisha: Shoku është shumë obsesiv, vuan nga fiksimi, po unë jam mjek unë e kuptoj, se një herë thoshte se ecën me helikopter, po unë lëvizja me makinë me qera se kamm nxjerrë një urdhër që në fushatë asnjë me makinat e shtetit. makinën time e kam mamrrë nga një kompani dhe e paguan Partia Demokratike.
Tjetra, kur kishte ditëlindjen dhe ujë i shkrova: zoti i shtoftë rininë viteve tuaja. Me dashamirësi ja thashë, po edhe i duhej ajo që i thashë,- tha Berisha.

Ndërsa duke folur për taksën progresive që është në programin e PS-së, Berisha tha se shteti mbi taksat mbahet dhe ky ëhstë një model që e ndjek e gjithë bota sipas tij.

Ndërsa akuzoi edhe kreun e bashkisë së Vlorës kur tha se e ka kthyer bashkinë në sipërmarrje politike. Berisha theksoi se Shpëtim Gjika do të ndiqet penalisht për abuzivitetin e vendosjes së taksave, sipas tij.

Rregulli i përgjithshëm sot në botë është baza e gjerë e taksasve, të gjithë janë aksioner në shtetin e tyre, të gjithë paguajnë për shkollën, rrugën, ndriçimin për çdo gjë, sa do i ulë këto taksa pyeteni? Po ku do ti marrësh këto para që do i ulësh taksat? Këta 5 % do mbajnë mbi supe Shqipërinë… Në gjithë vendet e botës janë të gjithë të tjerët që e përballojnë barrën fiskale se këta 5 % sado mundohesh ti ngarkosh shkakton zemërimin e tyre. Në 2005 biznesmenët shqiptarë punonin në Bullgari, kam shkuar i kam gjetur unë, po ti do ulësh 95 % të shqiptarëve takasat, po nga do i marrish ato para? Sot vendi ka taksat më të ulëta në botë.

Gjika që ka mandatin e tretë e ka shndërruar bashkinë në sipërmarrje partie se ne i kemi trefishuar grantet, për ti përdorur për rrugë, ujë, kopshte, këta i kthejnë në rroga, dhe rritin taksat e paguajnë partitë, edhe ne dijmë të punësojmë me qindra mijëra për tju marrë taksa për atë punë, ndaj ne jemi një nga 10 adminitratat me rroga më të vogla. Do të ftoj administratën të ndjekin krytarin e tij për abuzivitetin për vendosjen e taksave.
Në programin e tij spërmendet kund nivel taksash, me autobusin e tij mavi ecën në rrugë të reja, në auostradën me katër korsi për në Vlorë,- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›