E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama, Zaev dhe Vuçiç bisedojnë on line: Të çojmë përpara nismën e Mini-Shengenit Ballkanik!

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar të martën një takim on line, ku teme ka qenë çuarja përpara e nismës së Mini-Shengenit Ballkanik. Tre udhëheqësit diskutuan për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal si pjesë e kësaj nisme, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor. Tre udhëheqësit ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por gjithashtu që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, i cili është i rrethuar nga kufijtë e BE-së. 
Në deklaratën e samitit që është zbardhur nga mediat thuhet se “Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshme e qytetarëve tanë”.
Tre liderët do të takohen më 29 korrik në Shkup, për të nënshkruar marrëveshje shtesë lidhur me lehtësirat mes shteteve për tregëtinë e lirë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›