E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: Zbulohen portrete e figura shenjtorësh në kishën e Kepit të Rodonit

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Gjatë punimeve për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout, në Kepin e Rodonit, kanë dalë në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për restaurimin e kësaj kishe, monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV

Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra

Rama tha se piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit “EU4Culture”, gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit.

Ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj, ndërkohë që specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.

1 nga 16

/m.m/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›