E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Zgjedhje te parakohshme per te larguar Berishen

TIRANE- Ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se qeveria Berisha nuk ka bere asnje perpjekje per ti dhene udhe hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ky fakt sipas Rames eshte arsyeja qe PS kerkon nisjen e protestave dhe largimin e qeverise.

Qeveria ka vjedhur zgjedhjet prandaj nuk hapen kutite e votimit sepse Sali Berisha e di cfare ka ne kutite e 28 qershorit. Vetem nje vale e re protestash do na ndante nga kjo qeveri- deklaroi Rama.

Kryesocialisti Rama u shpreh se krimi dhe korrupsioni e kane zhytur kete qeveri e cila nuk ka hetuar ende as vrasjen e Xhindit dhe as vrasjen e Remzi Veselit. Rama nenvizoi se per ti bere balle kesaj te keqeje duhet qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

Ne duam te dime kush e vrau Fatmir Xhindin Ne duam te dime kush e vrau Remzi Veselin Kush dhe pse ka bere dhe ben qe krimi ne Shqiperi te njohe maja qe nuk i ka njohur me pare perjashto vitin 97. Numri i krimeve ne terseri eshte rritur duke kapercyer shifren 30. Krimi dhe korrupsioni i mbyllen Shqiperise negociatat me BE. Krimi dhe korrupsioni jane bere njesh me qeverine e dale nga votat e vjedhura. Per ta luftuar do te ndryshojme qeverine kerkojme largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme- tha kreu i PS Edi Rama.

m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›