E Diel, 1 Nëntor 2026

Simpoziumi per fene Topi Toleranca modeli qe i servirim Europes

TIRANE- Paraditen e sotme u zhvillua simpoziumi Kontributi i Harmonise Nderfetare ne Integrimin e Shqiperisenen kujdesin e vecante te presidentit Bamir Topi. Ne kete aktivitet merrnin pjese pervec krereve e perfaqesuesve te larte te Komunitetit Mysliman te Kishes Ortodokse Autoqefale te Kishes Katolike dhe te Kryegjyshates Boterore Bektashiane Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Be/aj Kryetari i Komitetit te Kulteve Rasim Hasanaj perfaqesues te institucioneve te ndryshme dhe te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone besimtare etj.

Ne fjalen e tij presidenti Topi vleresoi lart harmonine dhe tolerancen qe ka karakterizuar ne shekuj bashkejetesen fetare ne Shqiperi duke shtuar se pikerisht ky eshte modeli qe do ti servilet familjes se madhe europiane.

Sot Shqiperia ndodhet ashtu sic thote shkrimtari yne i madh Ismail Kadare ne oborrin e jashtem te shtepise evropiane dhe presim te na hapen dyert qe te hyjme brenda. Sigurisht asaj shtepie te madhe secili synon ti ofroje dicka sa me te bukur nga vend i tij. Une jam shume i lumtur qe dhe ne shqiptaret kemi nje gje shpirterore kaq te vecante e perfaqesuese te qyteterimit tone qe mund ta bashkendajme me familjen tone europiane - modelin e te jetuarit ne harmoni te plote si vellezer mes besimeve dhe feve te ndryshme. Jam thellesisht i bindur qe pa keto standarde harmonie procesi i integrimit nuk do te merrte kete drejtim prandaj kontributi i saj eshte aq domethenes sa per pak jave ne do te levizim pa viza pa pengesa psikologjike e fizike me detyrimin qe kudo qe te jemi te ngrihemi ne lartesine e vlerave me te mira shqiptare- deklaroi Topi.

Duke theksuar se besimet fetare ne Shqiperi kane bashkejetuar me se miri ne truallin shqiptar Topi thekson se qellimi i tyre i vetem ka qene zhvillimi dhe progresi i vendit ndersa shton se keto komunitete kane mundur ti bejne balle edhe kercenimit te komunizmit.

Per komunitetet tona fetare Shqiperia ka qene trualli dhe catia nen te cilen kane jetuar dhe jane lutur se bashku. Ne shekuj ata kane bashkuar perpjekjet e zemrat qe te bejne shtet ta mbrojne ate nga rreziqet dhe ta fusin ne rrugen e zhvillimit dhe te progresit. Ne periudhen e instalimit te njeres prej diktaturave me te egra qe ka njohur historia moderne e Evropes te nje diktature ateiste e dhunuese ndaj besimeve perfaqesuesit e komuniteteve fetare misionaret e veprimtaret e fese dhane kontributin e tyre duke ndergjegjesuar popullin per rrezikun qe i kanosej vendit.Se bashku u lidhen ne akte sacrifice e rezistence sepse ata ishin te vetedijshem se cili do te ishte produkti i komunizmit. Ne altarin sublim te vuajtjes dhe martirizimit ata u bashkuan si bij te nje Zoti te vetem- u shpreh kreu i shtetit.

Vitet e tranzicionit kur vendi u prek nga traumat sociale dhe nga kriza theksoi Topi perseri komunitetet fetare ne Shqiperi qendruan perkrahe njeri tjetrit duke u bere mbeshtetje per keta njerez.
m.a/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Simpoziumi per fene Topi Toleranca modeli qe servirim per Europen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›