E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Zgjedhjet lokale jane politike per te larguar Saliun

/ /

Kreu socialist Edi Rama i cilesoi zgjedhjet per pushtetin vendor si zgjedhje politike. Gjate nje takimi qe zhvilloi dje pasdite ne qytetin e Lushnjes Rama qe shoqerohej dhe nga deputete te qarkut te Fierit tha se zgjedhjet lokale vlejne per te larguar Saliun dhe jo per kreret e njesive vendore. Takimi i zhvilluar ne teatrin Vace Zela pa pranine e kamerave televizive mund te cilesohet si nje takim paraelektoral pasi kryesocialisti ka bere thirrje per nje mobilizim total te strukturave dhe mbeshtetesve te PS-se per te arritur nje fitore domethenese ne zgjedhjet lokale.
Ne fjalen e tij Rama deklaroi se zgjedhjet lokale nuk jane per kryetaret e bashkive apo komunave por per te permbysur qeverine e Sali Berishes duke shprehur indirekt se PS-ja po punon per zgjedhjet dhe do te jete pjese e saj por qellimi i tyre do te jete fitorja e shumices se njesive vendore gje qe do te sjelle ndryshimin e qeverise. Njerezit e Partise Socialiste do te jene te bashkuar per te treguar solidaritet mirekuptim dhe vendosmeri  edhe ne nje aspekt te procesit politik qe ka te beje me zgjedhjet vendore. Ne do te tregojme se nuk jemi shembulli i forces por jemi forca e shembullit. Ne jemi shpresa e vetme per te larguar kusarine e kesaj qeverisjeje kush nuk eshte i denje per kete shprese nuk eshte pjese e jona u shpreh Rama duke kerkuar qe ne keto zgjedhje Partia Socialiste te kandidoje me njerezit me te mire me integritet qe perkrahen nga komuniteti ku jetojne per te mos perseritur gabimet e se shkuares. Duhet te mos perseriten me gabimet e kater viteve me pare. Duhet te zgjedhim kandidatin e duhur i cili te jete i mire i vlefshem dhe i denje u shpreh Rama duke atakuar ne kete menyre kryetarin aktual te Bashkise Lushnje i cili kaloi nga LSI-ja tek PS-ja e ne fund serish tek LSI-ja. Rama risolli ne kujtesen e te pranishmeve ne takimin e djeshem ngjarjen e 21 janarit dhe kerkoi qe te gjithe ti bashkohen demonstrates se 15 marsit ne kujtim te 32 te vrareve nga qeveria aktuale sipas tij. Me pas per rreth 2 ore kreu socialist zhvilloi nje takim me asamblene socialiste te rrethit Lushnje ku ne qender kane qene emrat e kandidateve per ne bashki dhe komunat e ketij rrethi.          m.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›