Zgjedhjet zbardhen emrat e PD
Kur kane ngelur edhe rreth 3 jave nga afati i fundit i percaktuar ne Kodin Zgjedhor per regjistrimin e kandidateve demokratet kane gati nje pjese te emrave ne njesite vendore ku pritet te zhvillohet edhe gara me e forte.
Emrat
Dy dite me pare Kryeministri Sali Berisha beri thuajse zyrtar permes batutave emrin e ministrit te Brendshem Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes.
Nderkohe ditet e fundit duket se ka pasur levizje me shume se ne cdo bashki tjeter ne ate te Durresit. Megjithese deri pak dite me pare flitej per kandidimin e kryetarit aktual te deges se qytetit bregdetar Igli Cara 48 oret e fundit ka ndryshuar gjithcka. Burime nga selia blu bejne te ditur per gazeten se kandidati i koalicionit te djathte me 8 maj do te jete ministri aktual i Kultures Ferdinand Xhaferri. Deputet prej disa legjislaturash Xhaferri ka kandiduar edhe 8 vjet me pare ne garen per Bashkine e Durresit nen siglen e Partise Demokrate te Re parti e cila pas vitit 2005 u shkri me PD-ne. Kandidimin e ministrit te Kultures e konfirmoi dje ne nje prononcim per gazeten edhe kreu i deges se Durresit Igli Cara. Ne qytetin e Shkodres demokratet kane vendosur te rikandidojne Lorenc Luken i cili garon ne tete maj per te marre mandatin e dyte. Te njejten gje PD-ja do te beje edhe ne Bashkine e Kukesit ku do te rikandidoje kryebashkiaku aktual Hasan Halili. Nje tjeter gare e forte pas Tiranes pritet te zhvillohet edhe ne Bashkine e Korces. Pas dy mandateve radhazi te fituara nga Niko Peleshi demokratet kane vendosur te hedhin ne gare prefektin Andrea Mano. Ndersa ne Bashkine e Vlores ashtu sic ishte perfolur prej kohes ne gare nga PD-ja do te jete deputeti aktual Ardian Kollozi. Selia blu ka konfirmuar gjithashtu emrin e kryebashkiakut aktual Edmond Gjoka per nje tjeter mandat ne Bashkine e Sarandes nderkohe qe eshte perfundimtar emri i kandidatit te Levizjes Socialiste per Integrim Durim Hushi ne Bashkine e Elbasanit.
Bashkite pa emra
Partia Demokratike po vazhdon te negocioje me aleatet pjesen tjeter te bashkive dhe komunave te vendit. Nga bashkite qe jane qender qarku demokratet dhe aleatet e tyre nuk kane ende emrat per Lezhen Fierin Beratin Gjirokastren dhe Dibren. Nje pjese e ketyre bashkive te medha pritet ti jepet aleateve ne kembim te mbeshtetjes ne ato zona ku demokratet do te kandidojne perfaqesuesit e tyre. Nderkohe bisedimet mes PD-se dhe partive aleate qe do te perbejne koalicionin e djathte vazhdojne edhe per njesite bashkiake ne Tirane. Burime prane LSI-se bejne te ditur se deri tani kjo force ka marre tre minibashki ne kryeqytet por ajo kerkon edhe nje njesi te katert. Deri tani LSI-ja ka konfirmuar emrin e drejtorit te Transportit Rrugor per Tiranen Elez Gjoza ne Njesine Nr. dy. Pervec LSI-se nje njesi bashkiake pritet ta marre Partia Republikane dhe me shume gjasa do te jete serish Njesia Nr. 8.
Kerkesat e LSI-se
Levizja Socialiste per Integrim po vijon negociatat me
PD-ne per ndarjen e bashkive e komunave te vendit dhe pritet qe brenda pak diteve te finalizohet marreveshja. Burime nga LSI bejne te ditur se pervec Bashkise se Elbasanit dhe tre njesive ne Tirane te cilat tashme jane siguruar kjo force politike kerkon gjithashtu edhe Bashkine e Lushnjes Pogradecit Gjirokastres Lezhes Ures Vajgurore Policanit orovodes komunen e Otllakut dhe disa njesi te tjera vendore. Kerkesat e LSI-se
jane duke u shqyrtuar nga te mandatuarit e
PD-se Astrit Patozi dhe Flamur Noka.
Kriteret e ndarjes se zonave
Burime nga Partia Demokratike bejne te ditur per gazeten Panorama se kriteri mbi te cilin do te ndahen bashkite dhe komunat me aleatet do te jete numri i votave ne zgjedhjet lokale te kater viteve me pare. Sipas ketij kriteri numrin me te madh te zonave do ta marre Levizja Socialiste per Integrim dhe pas saj vjen PR-ja e cila ne 2007 mori rreth 75 mije vota. Pas LSI-se e PR-se vijne me nje diference te vogel votash Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes e cila ne ate kohe
ne aleance me PS-ne ka marre 47 mije vota
ndersa PAA-ja e Xhuvelit 49 mije vota.
Kandidatet e koalicionit
Tirane Lulzim Basha
Durres Ferdinand Xhaferri
Shkoder Lorenc Luka
Korce Andrea Mano
Vlore Ardian Kollozi
Sarande Edmond Gjoka
Kukes Hasan Halili
Elbasan Durim Hushi LSI
Njesia 2 Elez Gjoza LSI
Adi Shkembi