Rama: Zgjedhjet, provimi i parë i Shqipërisë në NATO
Kreu i PS u shpreh se PS eshte e vendosur të ndihmojë qeverinë që Shqipëria të kalojë me sukses këtë provim të madh dhe e fton të reflektojë pa humbur kohë për fatin e zgjedhësve q s’kanë të paguajnë për kartat e identitetit
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi sot qeverinë se po dështon procesin zgjedhor, të parin në këtë shtet pas anëtarësimit në NATO. Rama ofroi kontributin e PS që të shpëtojë vendin nga prova e parë e besimit si vend i NATO-s.
Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Edi Rama tha se “Kur mbeten edhe vetëm 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, qeveria, vazhdon të mbajë në fuqi, një taksë të mirëfilltë vote, që të varfërit nuk e përballojnë dot. Nuk ka më kohë për të humbur”.
Në këtë kuadër ai i drejtoi qeverisë një thirrje ku i kërkoi kryeministrit të marrë parasysh propozimin e PS për dokumentat e reja të identitetit. “Kur mbeten edhe 83 ditë nga të parat zgjedhje të Shqipërisë në NATO, ne i themi qeverisë të dëgjojë zërin e arsyes duke hequr taksën e votës dhe duke dhënë falas kartën e identitetit për votim. Nuk ka më kohë për të humbur”.
Sipas Ramës me hyrjen në NATO u mbyll një proces historik për Shqipërinë, por edhe u rrit barra e përgjegjësive e detyrimeve tona për të garantuar standardet e lirisë dhe të demokracisë.
“Zgjedhjet që vijnë janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Kohë për të humbur nuk ka nëqoftëse nuk duam ta humbasim këtë provim”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp.
PS shprehet e vendosur të ndihmojë qeverinë që Shqipëria të kalojë me sukses këtë provim të madh dhe e fton të reflektojë pa humbur kohë për fatin e zgjedhësve q s’kanë të paguajnë për kartat e identitetit.
“Ne shpresojmë dhe urojmë që qeveria shqiptare do të jetë në lartësinë e provimit të parë të Shqipërisë në NATO, që janë zgjedhjet e 28 Qershorit dhe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë shkaktare e një dështimi historik”, tha Rama.
(d.b/BalkanWeb)