Tërmeti në Itali,Berisha,50 mijë euro ndihmë

Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, përmes të cilit i shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian, në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjithashtu, në këtë mesazh, Kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.