E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Zgjedhjet vendosin per te ardhmen

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të Lezhës, kreu socialist Edi Rama u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për të përcaktuar fatin e Shqipërisë.

"Në 23 qershor nuk është çështje të vendosim për numër deputetësh, nëse fiton Saliu apo Edi, nëse fiton kjo parti, apo ajo parti. Zgjedhjet e 23 qershorit janë për të përcaktuar me votë se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë. Do të vazhdojë të rrënohet përditë, apo do të dalë nga kjo gjendje ku është futur", tha Rama. Kreu socialist akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se nuk ka bërë asgjë për banorët e Lezhës dhe të Zgjedhjet 2013Topi: Taksim të ndershëm për biznesin Berisha: Do të rivendosim rrogën e 13-të Berisha në Shijak, sulmon Ramën gjithë Shqipërisë dhe se cdo ditë tregon përralla dhe mashtron njerëzit. Në një bashkëbisedim me banorë të Tales në Lezhë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se vija bregdetare në Shqipëri është tepër e dëmtuar për shkak të ndërhyrjes brutale dhe abuzimeve ndër vite. "Turizmi ne bregdet eshte ne gjendjen me te veshtire qe ka qene ndonjeherë. Ne kemi si synim ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit me qëllim zgjidhjen e problemeve për vijën bregdetare të vendit tonë", tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›