Limaj lirohet nga arresti shtepiak

Gjykata e Apelit vendosi të lirojë nga arresti shtëpiak Fatmir Limajn dhe personat e tjetër të akuzuar për rastin “Kleçka”.
Masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacione policore të këtyre personave. Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress avokati i Limajt Tomë Gashi. Një ditë më parë, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë në procesin gjyqësor mohoi që Fatmir Limaj të ketë keqtrajtuar njerëz gjatë luftës dhe që të ketë pasur kompetenca ekzekutive gjatë kohës kur ka qenë drejtor i policisë ushtarake. / Top Channel