E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

FOTOT Tiranë, 7 janar NOA Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë pak minuta më parë në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se opozita ka hapur dy llogari bankare për të mbledhur ndihma financiare për banorët e qarkut të Shkodrës dhe Lezhës. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë sado pak për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Partia Socialiste ka hapur në mesditë dy llogari bankare për të mbledhur ndihma financiare çdo shumë sado e vogël është shumë e madhe sot. Çdo anëtar i partisë sonë të derdhë kontributin e tij çdo simpatizant i partisë le të kontribuojë. Shpërndarja do të jetë transparente dhe do të kruhet nga banka në kohën e duhur. Çdo dege e Partisë Socialiste në Shqipëri apo emigracion të organizohet për të nxitur mbledhjen e ndihmës financiare. E përsëris nuk ka rëndësi madhësia e shumës por numri i atyre që kontribuojnë. Të tregojnë se dimë të bëjmë për njëri-tjetrin tha Rama. Më tej kreu i opozitës nuk nguroi të bëjë përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar në veri ku sipas tij kjo nuk është rrjedhojë e motit të keq apo ngrohjes globale, por e keqqeverisjes. Berisha të mos ngatërrojë radhën e punës, në fillim jetët e njerëzve dhe më pas përgjegjësit e pushtetarëve një më një tha Rama i cili u bëri thirrje banorëve të evakuohen. Ndërsa i bëri apel prokurorisë të nise hetimet. k.k/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veriMoti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›