Kryeministri emëron Brikena Kasmin si zëvendësministre të Drejtësisë
Tiranë, 7 Janar NOA Një juriste është emëruar sonte zëvendësministre e Drejtësisë, me një vendim të posaçëm që mori Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha. Në motivimin e vendimit që ka fuqi të menjëhershme, thuhet se Brikena Kasmi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Emërimi i Kasmit plotëson vendin bosh të zëvendësministres së dytë të Drejtësisë në këtë dikaster që e drejton Bujar Nishani. Më herët ishte emëruar zëvendësministri tjetër, Ermal Dobi. r.b/NOA Zëvendësministrat aktualë Selim Belortaja - Zëvendësministër i Punëve të Jashtme Edith Harxhi - Zëvendësministre e Punëve te Jashtme Iva Zajmi - Zëvendësministre e Brendshme Ferdinand Pone - Zëvendësministër i Brendshëm Avenir Peka - Zëvendësministër i Brendshëm Arjan Starova - Zëvendësministër i Mbrojtjes Ekrem Spahia - Zëvendësministër i Mbrojtjes Zana Xhuka - Zëvendësministre e Mbrojtjes Edmond Hoxha - Zëvendësministër i Integrimit Jorida Tabaku-Zëvendësministre e Integrimit Nezir Haldeda - Zëvendësministër i Financave Alfred Rushaj - Zëvendësministër i Financave Ermal Dobi - Zëvendësministër i Drejtësisë Leonard Beqiri - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Neritan Alibali - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Enno Bozdo - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto - Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Adriatik Alimadhi - Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Nora Malaj - Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës Halit Shamata - Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Filloreta Kodra - Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kastriot Sulka-Zëvendëësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Zamira Sinoimeri - Zëvendësministre e Shëndetësisë Bardh Spahia - Zëvendësministër i Shëndetësisë Ndoc Fasllia - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Tokli K.Thomaj - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Dashnor Bajaziti - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Nikollë Lesi - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Arben Demeti - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Taulant Bino - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Auron Meneri - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Visho Ajazi Lika - Zëvendës Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin