E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apo Basha Gara per Tiranen

Megjithese jane zgjedhje lokale dhe ka garim kandidatesh dhe subjektesh politike ne te gjitha ndarjet administrative te Shqiperise antenat dhe prozhektoret me se shumti jane instaluar ne kryeqytet. Kryetari aktual i Bashkise se Tiranes njekohesisht dhe shefi i opozites shqiptare Edi Rama kerkon mandatin e katert ne kete post. Kurse perballe tij eshte Lulzim Basha i cili ka disa jave qe ka dorezuar postin e ministrit te Brendshem dhe mandatin e deputetit per te perfaqesuar Aleancen per Qytetarin ne drejtimin e bashkise me te madhe ne Shqiperi.

Te dy kandidatet ne 4 ndash 5 javet e fundit kane bere kilometra rrugetim duke takuar votues te Tiranes ne qender dhe periferi ju kane treguar projekte dhe plane per kryeqytetin e se nesermes kane zhvilluar tubime publike fjalime dhe veprimtari argetuese. Ata ne menyre te ndersjellte kane nxjerre ne pah dhe te metat e dobesite e kundershtarit ne nje fushate qe gjithesesi po mbyllet pa fyerje dhe anatemime. Rama dhe Basha nuk kane zhvilluar nje debat mes tyre si vijim i nje tradite politike qe rralle shume rralle ka preferuar perballjen televizive ose ne publik mes konkurenteve.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lulzim Basha pretendenti per bashkine kandidat i PD-s

Basha Rama i perkushtuar tek betejat politike

Per kandidatin Lulzim Basha kundershtari i tij eshte perfaqesues - si e quan ai per DW-ne - i rruges dhe politikes se vjeter te konflikteve te cilat e kane marre peng Tiranen kane marre peng zhvillimin e saj. Kryebashkiaku eshte teresisht i preokupuar per betejat e tij politike dhe jo per hallet e problemet e qytetareve te Tiranes. Keto beteja politike nuk i kane bere asgje te mire Tiranes nuk kane ndertuar asnje shkolle te vetme nuk kane hapur asnje rruge te re nuk kane krijuar asnje vend te ri pune nuk kane kontribuar per te ulur asnje cmim te vetem te mallrave te perditshem. Tirana ka sot probleme te medha probleme te akumuluara dhe per fat te keq keto do te trashegojme dhe jo zgjidhjen e tyre. Por per secilen prej ketyre problemeve ka nje zgjidhje. Keto zgjidhje mund te behen realitet vetem nese ne te gjithe se bashku punojme per nje Tirane ndryshe.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edi Rama i PS-s do mandatin e katert

Rama Basha pergjegjes per vrasjen e te pafajshmeve

Kandidati per koalicionin opozitar Aleanca per te Ardhmen Edi Rama e cileson si mjaft trishtues faktin qe kundershtaret e tij kane vendosur si konkurent nje individ qe - si thote ai per DW ne asnje vend dhe shoqeri normale nuk do te duhej dhe nuk do te mund te merrej me politike per shkak te pergjegjesise direkte qe ka ne vrasjen e njerezve te pafajshem apo dhe per bema te tjera qe ai ka bere ne ushtrimin e funksioneve publike.

Me 8 maj qytetaret e Tiranes duhet dhe do te votojne per Tiranen e ndryshuar rrenjesisht qe ecen e sigurte ne rrugen e ndryshimit te vazhdueshem drejt realizmit te nje endrre qe dukej teresisht e pamundur vite me pare aq sa askush nuk guxonte ta shihte. Nga ana tjeter qytetaret e Tiranes jane plotesisht te vetedijshem se ky qytet i puneve dhe projekteve te medha ka nevoje per voten e tyre ashtu sikunder Shqiperia ka nevoje per voten e tyre.

Edi Rama mendon se qytetaret ne Tirane dhe gjithe Shqiperine do ti thone lsquokurre me nje qeverie qe eshte kthyer ne nje regjim qe grabiti votat per te grabitur Shqiperine e pastaj vrau njerez te pafajshem per te vazhduar te grabise.

Zgjedhja eshte e qarte vota me 8 maj eshte per Tiranen evropiane per Shqiperine Europiane. Ne rradhe te pare si nje shoqeri qe nuk mund te pranoje te vihet nen presion dhe te kercenohet per voten e pastaj si nje vend qe mund te jete vendi i endrrave dhe shpresave te cdo qytetari te zakonshem duke e vene qeverine ne varesi te popullit dhe jo duke e pasur popullin ne varesi te qeverise.

Nderkohe kandidati i mazhorances Lulzim Basha shpreh perkushtimin qe betejat e tij te vetme do te jene vetem betejat e qytetareve te Tiranes. Une do te punoj fort per punesimin do te punoj per te hapur vende te reja pune do te punoj per paga dinjitoze do te punoj per te normalizuar cmimet duke ulur taksat dhe duke goditur spekulatoret ne qytet. Do te punoj per te ndertuar unazen e madhe linjen e tramvajit parqe te reja. Pra do te punoj per nje Tirane moderne evropiane per nje bashki qe eshte prane qytetareve te Tiranes. Sikunder gjate fushates edhe pas dates 8 maj une do ti pres qytetaret e Tiranes ne orare te caktuara zyrtare cdo jave dhe do te gjendem prane tyre. Vendimarrja do te jete nje vendimarrje e perbashket. Keto jane aresyet qe une kerkoj nje vote nga qytetaret e Tiranes per nje Tirane moderne evropiane.

Autor Arben Muka
Redaktor Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›