Test i rendesishem per vleresimin e ecurise demokratike te Shqiperise

Blerina Lika do te votoje te dielen per here te trete. Ajo beson se vota e saj do te respektohet dhe se do te kontriboje per nje pushtet lokal me te mire. Cfare kerkon Blerina nga pushteti lokal qe do te dale nga zgjedhjet e te dieles Sherbime me te mira ndaj qytetarit me shume vende pune. thote Blerina.
Ashtu si Blerina shpresojne edhe 3 milione e 164 mije e 859 zgjedhes qe do te votojne me 8 maj. Per votimin e tyre eshte ngritur infrastruktura zgjedhore ku jane perfshire shume aktore per te realizuar organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.
KQZ mbetet institucioni lider ne kete proces. Sa garanton ai zgjedhje te lira te ndershme dhe ne perputhje me standardet nderkombetare te njohura ndryshe edhe si standartet e OSBE-se
Vera Shtjefni juriste anetare e ketij komisioni e propozuar nga maxhoranca e djathte ne pushtet dhe e miratuar ne Parlament thote perprogramin shqip te DW Garancite qe KQZ mund te jape eshte se do te zbatoje ne menyre strikte vetem ligjin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Duke iu referuar veprimtarise se deritanishme te KQZ Vera Shtjefni thote se ligji ka qene ne baze te saj. KQZ ne te gjithe vendimet qe ka marre ne cdo akt qe ka nxjerre lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit ne zgjidhjen e cdo problematike qe eshte konstatuar gjate ketij procesi parapergatitor eshte bazuar vetem ne ne ligj referenca e vetme ka qene Kodi Elektoral.
Vendime te KQZ qe kane shkelur Kodin Elektoral
Por Deshira Subashi nen/kryetare e KQZ e propozuar nga opozita mendon se krahas zbatimit rigoroz te Kodit Elektoral KQZ ka kryer edhe shkelje te tij te cilat mund te sjellin parregullsi diten e votimit. Sipas saj ne disa raste KQZ ka marre vendime politike. Eumlshte fjala per ate qe thote edhe raporti i fundit paraprak i OSBE /ODIHR-it qe ne ceshtjet e debatueshme KQZ ka marre vendime politike. Edhe vendimi i KQZ per prodhimin e vulave rezerve eshte ne kundershtim te hapur me Kodin Elektoral pasi Kodi Zgjedhor parashikon prodhimin e aq vulave sa qendra votimi ka nderkohe qe jane prodhuar nje numer dyfish vulash per tu perdorur ne diten e votimit. thote Znj. Subashi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Sipas saj shkelje ligjore perben edhe urdheri i KQZ per transmetimin e kasetave te gatshme nga media elektronike kasetave te pergatitura ne selite e partive lidhur me aktivitetet elektorale dhe prezantimimn e kandidateve. Po keshtu shkelje e Kodit eshte sipas nen/kryetares se KQZ-se Subashi edhe autorizimi qe KQZ ka dhene ditet e fundit per ngritjen e qendrave private te votimit.
Kush do ta lajmeroje votuesin se i eshte nderruar qendra e votimit Votuesit i eshte hequr keshtu e drejta per te ditur dy muaj para zgjedhjeve se ku e kaq endren e votimit. Nga ana tjeter ne qendren private votuesi i majte apo i djathte qofte nuk ndihet i lire. thote Znj. Subashi.
Por juristja Shtjefni ka besim se zgjedhjet do te cilesohen te lira te ndershme dhe se pala humbese do te pranoje rezultatin. Me punen qe KQZ ka bere deri tani dhe ate qe do te beje per te administruar dhe numeruar voten nuk ka baze qe rezultati i zgjedhjeve lokale te 8 majit te mos pranohet nga pala humbese.
Votimi i 8 majit dhe 4932 qendrat e votimit do te vezhgohet nga misioni i vezhguesve ndekombetare te OSBE/ODIHR-it.
Autore Ani Ruci
Redaktor Bahri Cani