E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, bashkëpunim të vjetër dhe të paharruar me Fidelin

02-02-2013 / Gazeta 55

Dyshja që sot “u qan hallin” terreneve sportive, pushtoi oborrin e shkollës 9-vjeçare ish-“10 Korriku”, që me 2003-in. Edi Rama i dha leje ndërtimi Fidel Yllit në fushat sportive të shkollës “Sinan Tafaj”, pa u shqetësuar për shkeljet flagrante të ligjit

Duket se bashkëpunimi i Edi Ramës me personazhin e tij të preferuar Fidel Yllin për sportin daton qysh para 10 vitesh. Në 2003 Edi Rama i jep leje ndërtimi firmës modeste “Modesty” të Fidelit për leje ndërtimi brenda oborrit të shkollës “Sinan Tafaj” (ish-“10 Korriku”) që ndodhet pas cirkut të Tiranës. Fushat sportive të  shkollës ku stërviteshin qindra fëmijë u bënë KURBAN për Fidelin e Ramës. Ndërtimi i Fidelit jo vetëm sakrifikoi fushat sportive, por i bllokoi edhe
dritaret e shkollës ku mësojnë qindra fëmije duke mos respektuar asnjë distancë logjike urbane duke shkelur haptas ligjet e shtetit përfshi ligjin e Planifikimit të Territorit.
Tani, uzurpatorët e fushave të fëmijëve tregojnë përralla për gjendjen e   sportit apo për pamjaftueshmërinë e terreneve sportive për të rinjtë me shpresë se do gënjejnë shqiptarët.

Mashtrimi dhe abuzimi i dyshes Edi Rama – Fidel Ylli, nuk njeh kufij. Por kur ky mashtrim dhe abuzim bën sikur harrohet, apo më keq akoma, tentohet të këmbehet me “iniciativa për rilindje sporti”, atëherë merr trajtat e pafytyrësisë, për të mos thënë trajtat e talljes me veten (për dyshen Edi Rama – Fidel Ylli), por edhe me ndoca të rinj FRESSH-ista, që thirren për të duartrokitur tendencën e fshehjes së mashtrimeve dhe abuzimeve... Sa për “të parin program serioz për sportin prej 22 vjetësh”, as që “nuk bëhet fjalë hiç”…
Kur “iniciativën për rilindjen e sportit” e merr Fidel Ylli, situata, pafytyrësia, tallja e tij (së bashku me Edi Ramën), bëhet edhe më cinike e më groteske. Kjo sepse, pavarësisht “të thënave”, ato që Fidel Ylli “ka bërë” me terrenet sportive, deri edhe në oborre shkollash, janë “detaje”, “faturën” (lexo: dëmin), e të cilave, nuk mund të kompensohet sot.
Dy ditë më parë, Fidel Ylli, sipas standardit “do të vjedhim më bukur”, të Eduard Shalësit, premtoi para ndoca të rinjve (të thirrur nën armë nga FRESSH), se, “PS nuk do të sillet me sportin njësoj siç u soll partia që sot qeveris pa marrë mandatin e qytetarëve, duke shkrirë në hi një historinë e një klubi, siç ishte klubi Partizani…”, etj…, etj.
Realisht, Fidel Ylli, e ka tejkaluar Eduard Shalësin. Sepse në qoftë se Eduard Shalësi “e ka në mendje”, Fidel Ylli, ka kohë që “e ka bërë realitet”.
Shembulli më i mirë është “pushtimi” nga Fidel Ylli me nja pallat “modest”, të oborrit të shkollës 9-vjeçare “Sinan Tafaj” (ish-“10 Korriku”), sigurisht me të kudogjendurin për të tilla gjëra, Edi Ramën…, bashkëpunimi mes të cilëve (dyshes Edi Rama – Fidel Ylli), daton që prej rreth vjetëve më parë...
Në vitin 2003 Edi Rama i jep leje ndërtimi firmës modeste “Modesty” të Fidel Yllit (Vendimi i KRRT-së së Tiranës Nr. 83, datë 27. 03. 2003), për ndërtim brenda oborrit të shkollës “Sinan Tafaj” (ish-“10 Korriku”), që ndodhët pas Cirkut të Tiranës. Falë kësaj leje, fushat sportive të  shkollës ku stërviteshin qindra fëmijë (pavarësisht situatës sot, por edhe pafytyrësisë, talljes së Fidel Yllit (së bashku me Edi Ramën), cinizmit dhe groteskut të tyre,  u bënë KURBAN (për dyshen Edi Rama – Fidel Ylli).
Makutëria e  dyshes Edi Rama – Fidel Ylli, nuk njihte të ndalur.
Ndërtimi i Fidel Yllit, jo vetëm sakrifikoi fushat sportive, por i bllokoi edhe
dritaret e shkollës ku mësojnë qindra fëmije duke mos respektuar asnjë distancë logjike urbane, të paktën..., por njëkohësisht edhe duke shkelur haptas ligjet e shtetit përfshi ligjin e Planifikimit të Territorit.
Dhe pas kësaj, uzurpatorët e fushave të fëmijëve tregojnë përralla për gjendjen e sportit apo për pamjaftueshmërinë e terreneve sportive për të rinjtë me shpresë se do gënjejnë shqiptarët..., duke u bërë po aq qesharak, sa Artanët e PS-së, që dje “derdhin lot”, për “zhdukjen në letra” të lulishteve të Tiranës, ndërsa zgërdhiheshin kur, po Fidel Ylli, gllabëronte lulishtet me “dy kullat binjake”, përballë Piramidës, apo edhe me kullën “e harruar”, pranë ish-hotel “Drini”...
... Deri kur kjo rracë Edësh, Fidelësh, Artanësh, do të vazhdojë të tallet kaq keq me veten e saj...?!
... Deri kur Edi, Fideli, Artanët, do të vazhdojnë të tallen kaq keq me veten e tyre...?!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›